Ishin gardianë në burgje/ Arrestohen tre të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Ishin gardianë në burgje/ Arrestohen tre të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Tre persona janë arrestuar të dyshuar për krime lufte kundër civilëve gjatë viteve 1998-1999.

Arrestimet kanë ardhur pas një periudhe të gjatë hetimore. Autoritetet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar fillimisht dy të dyshuar në qytetin e Lipjanit, në dy lokacione të ndara.

]

Drupal Ad

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, pas një aktiviteti të gjatë hetimor ka ndërmarrë disa veprime operative, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tre të dyshuarve për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Siç njofton Policia e Kosovës, fillimisht në qytetin e Lipjanit, në dy lokacione të ndara, janë lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari B.T. mashkull dhe e dyshuara N.Č. (femër). Në vazhdimësi të aktivitetit operativ në Prishtinë është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tretë M.I., mashkull.

Të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryera gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit. Në cilësi të gardianëve-zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjan, kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik te të ndaluarve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit janë shoqëruar ne zyrat e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Luftës dhe janë intervistuar lidhur me dyshimet ndaj tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy