Fushata për kursimin e energjisë elektrike/ Balluku: E nisim nga vetja

Fushata për kursimin e energjisë elektrike/ Balluku: E nisim nga vetja

Në kuadër të nismës për fushatën e kursimit të energjisë elektrike në Shqipëri, ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, ka bërë me dije se do të jenë 230 administratorë, të cilët do të kujdesen për uljen e konsumit energjetik të institucioneve publike, të paktën në masën prej 15%-ësh, të deklaruar edhe më parë.

Në një takim që ajo zhvilloi me administratorët, ka bërë të qartë se kursimi tashmë është një prioritet absolut i Qeverisë, pasi energjia, po shihet si një instrument i rëndësishëm, për të zbutur krizën.

“Kursimin e nisim nga vetja. Japim shembullin më të mirë, kursejmë që ta kemi”, tha ajo përballë administratorëve të institucioneve.

Qeveria ka njoftuar ditë më parë se të gjithë ata drejtues të institucioneve, të cilët nuk do ta respektojnë rregullin e kursimit energjetik, do të përballen me masa të rënda administrative, deri në 50 mijë lek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy