
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vetëm nëntë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar të shtunën në Kosovë, nga testimi i 1,591 të dyshuarve për koronavirus.
Sipas njoftimit të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 334.



