
Ka disa ditë që numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë po rritet dukshëm.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 72 raste pozitve me COVID-19. Këto raste kanë dalë nga kryerja e 2.443 mostra të dyshimta për Sars CoV-2.
Në 24 orët e fundit janë shëruar vetëm 17 pacientë.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës.
Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



