Balla pret ish-drejtorët e Policisë: I nevojshëm krijimi i një rrjeti civil vullnetar për monitorim e sigurisë në shkolla

Balla pret ish-drejtorët e Policisë: I nevojshëm krijimi i një rrjeti civil vullnetar për monitorim e sigurisë në shkolla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thirri sot në takim ish-drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndë vite, të cilëve u shprehu mirënjohje për kontributin, në rrugëtimin e gjatë e të vështirë shtet-formues.

Me këtë rast, ai ndau me ish-Drejtorët, Paketën e Sigurisë në Shkolla, të cilin ai e konsideron një plan për sigurinë të plotë të mjediseve përreth shkollave, për të parandaluar çdo rrezik që mund t’u kanoset nxënësve, të miturve, nga kriminaliteti.

Në këtë pikë, ministri vlerëson si të domosdoshme krijimin e një rrjeti civil vullnetar për monitorimin e Perimetrit të Sigurisë në Shkolla.

Me fillimin e vitit shkollor do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të goditur pa kompromis rrjetin e shpërndarësve të drogës në afërsi të çdo shkollë në të gjithë vendin.

Është e nevojshme aktivizimi i një rrjeti civil vullnetar për monitorimin e Perimetrit të Sigurisë në Shkolla dhe sinjalizimin e policisë mbi aktivitete të paligjshme dhe një rol aktiv, në këtë drejtim, mund të ndërmerret edhe nga punonjësit e policisë tashmë në pension, që dëshirojnë ende të jenë të dobishëm për komunitetin ku jetojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy