
“Last meeting” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, kundër ushtrimit të prostitucionit, në banesa me qira ditore, veprimtari e cila reklamohet edhe në rrjete sociale.
Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga tre vietnameze dhe dy kineze, të cilat ushtronin këtë veprimtari në 3 apartamente në rrugët “Qemal Stafa”, “Him Kolli” dhe “Tomor Malasi”.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetaset që ushtronin këtë veprimtari në tre apartamente, V. P., 40 vjeçe, P. K., 42 vjeçe dhe P. M., 33 vjeçe, të trija vietnameze, si dhe L. Y., 42 vjeçe dhe X. H., 42 vjeçe, të dyja kineze.
Më tej, u shpall në kërkim shtetasi vietnamez, T. T., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka siguruar kundrejt përfitimeve, kushtet për kryerjen e kësaj veprimtarie nga tre shtetaset vietnameze të arrestuara.
Ndërkohë po punohet intensivisht për kapjen e të shpallurit në kërkim.



