Policia e Elbasanit njoftoi se ka arrestuar autorin e vrasjes së 19-vjeçarit Gazment Sllami, ngjarje kjo e ndodhur të shtunën në fshatin Guri i Zi.
Altin Hazizi, 21 vjeç, është prangosor mëngjesin e kësaj të diele, pas një operacioni disa orësh në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas policisë, Hazizi ka vrarë aksidentalisht shokun e tij me armë gjahu.



