Gjykata e Apelit në Kosovë refuzon lirimin e infermiereve që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë

Gjykata e Apelit në Kosovë refuzon lirimin e infermiereve që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë

Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e avokatëve për lirim nga paraburgimi të infermiereve u përfshinë në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Incidenti për të moshuarën mori hov gjerësisht pas publikimit të videos nga aktorja Kaltrinë Zeneli.

Ngjarja shkaktoi pemzë dhe dhembje në popull, të cilët dënuan veprimin e të rejave në shtëpinë e të moshuarve.

Në pamjet e publikuara shihet një infermiere vazhdimisht duke sulmuar të moshuarën, derisa një tjetër incizon të gjithë incidentin e një tallet me sulmin.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi- Gashi, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Një ditë më parë, Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se të njëjtave ua ka tërhequr licencën.

Ndërsa, Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet.

Sipas ligjit aktual në Kosovë, përkundër dhunës dhe rrethanave ku është ushtruar ajo dhunë dhe ndaj kujt, ligji maksimalisht parasheh dënim deri në tri vjet, në rastin më të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy