
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Zhejë, të Kurbinit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Vilëz, ku shtetasi Dodë Nok Mamli, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.



