“Arrest me burg” caktoi Gjykata e Tiranës ditën e sotme, për dy efektivët e policisë Saimir Muzikanti 39 vjeç dhe Serxhio Cani 22 vjeç, të akuzuar për grabitjen e të rinjve në Liqenin Artificial të Tiranës.
Dy efektivët akuzohen se iu merrnin para të rinjve që gjenin në zonën e liqenit duke pirë hashash, në mënyrë që ti linin të lirë.
Zyrtarisht policia tha në ditën e arrestimit se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:
Saimir Muzikanti, 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe Serxhio Cani, 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.



