
I moshuari Seri Petanaj nga Vlora, i cili u gjet pa jetë në banesën e tij të mërkurën, rezulton të jetë vrarë.
Policia bëri me dije se ishin gjetur disa shenja dhune në trup, çka ngritën dyshime mbi vdekjen e të moshuarit 91-vjeçar, e për pasojë u kërkua autopsia mjekoligjore.
Pas vrojtimit të trupit nga mjeku ligjor, mësohet se i moshuari është masakruar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Një nga pistat kryesore të ngjarjes mbetet grabitja e banesë.
Bëhet me dije se deri më tani nëntë persona janë shoqëruar në polici, por nuk dihet ende asgjë mbi ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë banorët e zonës shprehen se Pertenaj ishte një njeri shumë i mirë .



