Dy persona janë ndaluar në port nga policia kufitare e Durrësit, pasi akuzohen se nuk kanë deklaruar në kufi sende me vlerë të konsiderueshme parash, si ora dhe bizhuteri të markave të ndryshme.
Ndalimi i shtetasve F.D 34 vjeç me banim në Palermo dhe P.C 39 vjeç me banim në Bisceglie, Itali është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pikën doganore të portit të Durrësit, ka rezultuar se ata nuk kanë deklaruar sendet me vlerë, duke tentuar ti kalojnë pa i zhdoganuar.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: ora të markave të ndryshme; varëse me ngjyrë floriri, me gurë si ato të diamantit; byzylyk me ngjyrë si ato të floririt; unaza me gurë si ato të diamantit; vathë me ngjyrë si ato të floririt si dhe me ngjyrë të bardhë dhe me gurë si ato të diamantit.
Menjëherë pas ndalimit të tyre, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës filluan procedimin penal në ngarkim të tyre, si dhe sekuestruan sendet me vlerë që ata kishin me vete.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’



