
Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallu në kërkim në Vlorë për vepra të ndryshme penale.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë një shtetas i identifikuar me inicialet N.K, banues në Borsh, pasi u kap duke kryer ndërtim në një banesë një katëshe pa leje.
Ndërkohë dy të rinj nga fshati Armen, S.S 34-vjeç dhe S.J 31-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të marrin me forcë në makinë një shtetas A.S.
Ndërsa policia Rrugore e Vlorës bënë me dije se kanë arrestuar në flagrancë:
-E. C., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-Y. Ç., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



