Vrau bashkëshorten rumune, 49-vjeçari shqiptar rrëfen krimin para prokurorëve italianë

Vrau bashkëshorten rumune, 49-vjeçari shqiptar rrëfen krimin para prokurorëve italianë

Avni Meçja, 49-vjeçari i vënë nën akuzë për vrasjen e bashkëshortes së tij rumune, ka rrëfyer detaje nga krimi i rëndë. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në apartamentin ku jetonte çifti, në Bolzano.

Pasi e ka lënë pa shenja jete, shqiptari e ka mbuluar trupin e viktimës dhe u largua. Ai u arrestua mbrëmjen e së hënës në aeroportin e Veronës, sapo zbriti nga një avion që ishte nisur nga Shqipëria.

49-vjeçari ndodhet në burg, ndërsa Meçja doli nga prokuroria e Bolzanos pas disa orësh deklarime të dhëna mbi krimin e rëndë. Ai dyshohet se e vrau gruan gjatë natës të së shtunës pas sherrit të radhës. Ajo ishte kthyer në shtëpi rreth orës 20:00, pasi kishte mbaruar punën. Mes Avniut dhe Alexandra Elena sherret nuk ishin diçka e re. Në 2019-ën dhe 2020-ën, kur jetonin ende në Verona, gruaja e kishte denoncuar për keqtrajtim dhe ai ishte vendosur në “arrest shtëpie” dhe i ishte ndaluar që t’i afrohej gruas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy