Një person i pajetë është gjetur sot në Vlorë, në anë të rrugës dhe policia bën me dije paraprakisht se ai është vetëhelmuar. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.J., 50 vjeç.
Policia është njoftuar nga ana e qytetarëve të cilët e kanë parë në anë të rrugës 50 vjeçarin e shtrirë përtokë, pa shenja jete. Me të shkuar në vendngjarje, dhe pas hetimit të kufomës nga ana e autoriteteve shëndetësore, policia njofton se kemi të bëjmë me një rast të vetëhelmimit.
Informacion paraprak nga Policia:
Më datë 04.10.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë e cila njofton se në anë të rrugës, kur shkon për në plazhin e Zvërnecit gjendet një shtetas pa jetë.
Policia dhe Ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku edhe kanë konstatuar se :
Në anë të rrugës, në hyrje të plazhit të Zvërnecit gjendet i pajetë shtetasi A.J., 50 vjeç.
Dyshohet se shtetasi të jetë vetëhëlmuar.
Po punohet për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanve të kësaj ngjarje.



