Gjykata e Tiranës dënon 6 persona/ Donin të grabisnin një vilë dhe të merrnim 4 kg kokainë

Gjykata e Tiranës dënon 6 persona/ Donin të grabisnin një vilë dhe të merrnim 4 kg kokainë

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg gjashtë personat e arrestuar pak ditë më parë për një grabitje me armë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Në burg janë lënë Spartak Qoku, Petro Sava, Andi Kraja (punonjës banke), Aleks Kala (gardist), Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj.

Një prej të arrestuarve, duket se është penduar dhe ka vendosur të rrëfejë gjithçka për grupin e hetimit.

Ai ka pohuar se në fakt në shtëpinë e Endri M., kishin hyrë për të grabitur 4 kliogram kokainë e cila vinte nga vendet e Amerikës Latine, si dhe disa bizhuteri me vlerë shumë të lartë.

Mirëpo, nuk kanë mundur dot të zbulojnë ku i kishte fshehur Endri M. (Boli), i cili atë natë u përlesh me grabitësit. Të nesërmes ata kanë telefonuar pronarin duke e kërcënuar: “Jam terrotisti i mëngjesit”.

Pas telefonatës, pronari, që njihet me pseudonimin Boli, i ka denoncuar nga frika. Përmes telefonatës që i kanë bërë personat, është bërë i munduar identifikimi dhe arrestimi i tyre. Çfarë trondit në këtë histori është fakti që grupet kriminale po futen në shtëpitë e njëri-tjetrit për të vjedhur kokainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy