Arratisja e dy të shoqëruarve nga komisariati i Elbasanit, pezullohen nga detyra tre policë

Arratisja e dy të shoqëruarve nga komisariati i Elbasanit, pezullohen nga detyra tre policë

Tre efektivë policie janë pezulluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, të akuzuar për shpërdorim detyre, pas arratisjes së dy të shoqëruarve nga dhomat e sigurisë dhe shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan.

Egekltivët e pezulluar janë Theofan Telo, Andeta Liçi dhe Avni Bahja, të cilët akuzohen se me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Elbasan- Korçë, ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” si më poshtë vijon;

-N/Komisar Theofan Telo, me detyrë Specialist për rendin pranë Komisariatit të Policisë Elbasan

-Inspektor Andeta Liçi, me detyrë Ndihmës Specialiste pranë Zyrës së Informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan

-Inspektor Avni Bahja, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga AMP, dyshohet se këta punonjës policie, në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tyre funksionale, me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes nga dhomat e sigurisë / shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, të shtetasve N.L. dhe E.P., ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të dyshuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 31 dhjetor 2024 Drejtoria Rajonale e AMP-së ka bërë ndalimin me iniciativë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Dh.D., me detyrë Trupë shërbimi vend roje në dhomat e shoqërimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë për “Shpërdorim i detyrës” edhe punonjësit e policisë Inspektor A.H., me detyrë Trupë shërbimi vend roje në DVP Elbasan dhe Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i Dhomave të Sigurisë në DVP Elbasan.

Vijojnë veprimet hetimore për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjës të tjerë të policisë në DVP Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy