Zhduket 28-vjeçari nga Kolonja, familjarët: Kontakti i fundit më 1 nëntor

Zhduket 28-vjeçari nga Kolonja, familjarët: Kontakti i fundit më 1 nëntor

Një i ri nga Kolonja rezulton i zhdukur prej më shumë se dy javësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të bashkisë Kolonjë ku sipas familjarëve të tij 28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor.

Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 mësohet se përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitet dhe një telefon).

Sipas familjarëve të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga Amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.

Sipas tyre rastin e kanë denoncuar në polici ndërsa deri në këto momente nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e djalit të tyre.

Ndërkohë policia ka në dorë sendet personale dhe telefonin e tij ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve sakaq këta të fundit nuk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qenë në konflikt me njeri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy