U kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Gjirokastër 31-vjeçari nga Kosova

U kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Gjirokastër 31-vjeçari nga Kosova

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 31 vjeçar me iniciale D.B pasi u kap në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. 31-vjeçari kosovar u kap në qytetin e Përmetit, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip "Mercedez Benz", 14 emigrantë nga vendet MENA, që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me vendet e BE-së. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, një mjet prerës (thikë) që u gjet në këtë automjet, një shumë parash dhe 1 aparat celular. Njoftimi i policisë: DVP Gjirokastër/Operacione të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit. Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 67". U kap në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 31-vjeçari kosovar. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, një mjet prerës (thikë) që u gjet në këtë automjet, një shumë parash dhe 1 aparat celular. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 67", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: - D. B., 31 vjeç, banues në Kosovë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Përmetit, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip "Mercedez Benz", 14 emigrantë nga vendet MENA, që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me vendet e BE-së. Gjatë kontrollit në automjet u gjet 1 armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash, 1 aparat celular dhe automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy