29-vjeçarja shtatzënë vdes nga koronavirusi në Kosovë

29-vjeçarja shtatzënë vdes nga koronavirusi në Kosovë

Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu, ka thënë se e ndjera ishte nga komuna e Prizrenit.

Tutje, Fazliu ka treguar se pasi ajo ishte diagnostikuar me Covid-19 ishte pranuar në Klinikën Infektive, e më pas pas komplikimeve, shtatzëna ishte transferuar në njësinë intensive ‘Covid’.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se sot,  në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.

Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19, dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore”, ka sqaruar Fazliu.

Ai gjithashtu tregoi se stafi shëndetësorë bëri përpjekje maksimale për ta shpëtuar 29-vjeçaren, megjithatë pas disa ditësh mjekimi, ajo nuk mbijetoi.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësorë, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, tha Fazliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy