I shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

I shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 44-vjeçar me iniciale A.K pasi dyshohet se është bashkëautor për kultivimin e 116 bimëve kanabis që u zbuluar dhe asgjësuan në 2 qershor të këtij viti.

44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin P. K., të arrestuar në flagrancë kishin kultivuar në territorin e fshatit Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Shkodër/Vijon operacioni policor anticannabis i koduar “Vukpalaj”.

Bashkautor për kultivimin e 116 bimëve narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, më datë 2 qershor, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari i shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit “Vukpalaj” u arrestua autori tjetër i kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor anticannabis të koduar “Vukpalaj”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. K., 44 vjeç.

44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin P. K., të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Vukpalaj”, të zhvilluar më datë 02.06.2023, kishin kultivuar në territorin e fshatit Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga Policia, nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy