Me pistoletë në brez dhe i qetë, publikohet video e vrasjes së dyfishtë në Tiranë (VIDEO)

Me pistoletë në brez dhe i qetë, publikohet video e vrasjes së dyfishtë në Tiranë (VIDEO)

Ky është momenti kur Arsen (Hamza) Muskurti futet në agjencinë e vëllait të tij, për ta vrarë bashkë me bashkëshorten e tij. Momenti i vrasjes është fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa 38-vjeçari afrohet në agjencinë e të vëllait duke ecur normalisht dhe në momentin që hap derën dallohet teksa nxjerr armën që e ka në brez, nga pas.

Kalojnë pak minuta dhe ai del nga aty po i qetë. Edhe pse kishte kryer një vrasje të dyfishtë, viktimat Alban dhe Nora Muskurtit 44 dhe 33 vjeçe, prindër të 3 fëmijëve, autori largohet pa e kthyer kokën pas.

Arsen Meskurti është arrestuar pak kohë pas vrasjes, ndërsa po mbahet në ambientet e drejtorisë së Policisë Tiranë. Hetuesit thonë se ata kanë qenë prej kohësh në konflikte të vazhdueshme. Të njëjtat burime thanë se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë diskutimi mes dy vëllezërve për pronësinë e biznesit, agjenci udhëtimesh, të cilin e kishin drejtuar bashkë deri në vitin 2018.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy