
Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme duke ushtruar kontrolle në Kaninë dhe fshatra të tjerë kryesisht për kanabis dhe persona në kërkim.
Burime bëjnë me dije se kontrollet po zhvillohen për të zbuluar parcelat me kanabis që mund të gjenden në këtë zonë.
Ndërkaq deri më tani në lidhje me këtë aksion policor janë shoqëruar disa persona për verifikim.
Po kështu janë konstatuar nga kontrollet bimë të mbjella në zona të pyllëzuara, por në sipërfaqe të vogla.
Ky aksion në Kaninë është në vijim e sipër, teksa pritet të mësohen të tjera detaje në vijim.



