
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë vonë në qytetin e Laçit, ku një i ri është qëlluar për vdekje. Raportohet se viktima është Viktor Shkorreti 25 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur fare pranë Gjykatës së Kurbinit. Nga të dhënat paraprake mësohet se i riu i mbetur i vdekur, është qëlluar me armë nga autori për shkak të një përplasje banale në lidhje me vendin e parkimit.
“Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autoriteve”,- njofton policia.
Ndërkohë mësohet se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Sipas bluve autori i kësaj ngjarjeje, që ndodhi për shkak të një konflikti për motive të dobëta është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.



