
Një këmbësor është aksidentuar mbrëmjen e sotme nga një automjet në vendin e quajtur “Ura e Gjormit”, në Vlorë. Fatmirësisht, i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit, shtetasi S. G., 30 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Në orën 19:15, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.



