Shantazhon dy adoleshente me foto dhe video intime, pranga të riut në Ballsh

Shantazhon dy adoleshente me foto dhe video intime, pranga të riut në Ballsh

Shantazhoi dy adoleshente për t’i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, vihet në pranga një 27-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga dy adoleshente, 15 dhe 17 vjeçe, se shantazhoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh.

Ndalimi i tij u bë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Lidhur me këtë rast materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy