Një operacion i policisë së Durrësit i koduar “Antwerp”, ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 5 vjet burg.
Efektivët e policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë finalizimin e operacionit gjatë së hënës, duke vënë në pranga Mirlind Balla, 27 vjeç.
Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg.
Gjykata e Durrësit, më 8 janar 2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, në njohje të vendimit të Gjykatës së Apelit Antwerp, Belgjikë, vendim i cili do të ekzekutohet në Shqipëri.



