Bllokohet automjeti i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’. Mjeti i blinduar i ‘të fortit’ të Sukthit, i cili u plagos pak muaj më parë në një atentat të mirëorganizuar ndaj prokurorit Arjan Ndoji, është bllokuar në sajë të Operacionit Forca e Ligjit.
Policia ka bllokuar 10 mjete të binduara, pasi ato nuk dispononin leje të posaçme.
‘Rrumi’ është një emër i përfolur në drejtësinë shqiptare, pasi është përfshirë në disa ngjarje, siç ishte dhe rrahja e biznesmenit libanez Faadi Mitri.



