
Një motor i forcave “Shqiponja”, është aksidentuar në zonën e quajtur Qafë Gjashtë të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Qafe Gjashtë, ku motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës, është përplasur me një mjet të drejtuar nga shtetas italian.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një efektiv policie i cili është transportuar me urgjencë ne Spitalin e Sarandës.



