Operacioni “Vjosa”/ Gjykata lë në burg infermierin në Tepelenë, policia i gjeti drogë, armë e municione

Operacioni “Vjosa”/ Gjykata lë në burg infermierin në Tepelenë, policia i gjeti drogë, armë e municione

Dalin fakte të reja nga operacioni “VJOSA” të ndërmarrë nga Policia e Gjirokastrës tre ditë më parë në fshatin Buz të Tepelenës. I arrestuari është Dine Kika 40 vjeç, infermieri i fshatit.

Sot trupi gjykues i kryesuar nga Blerta Çibuku, ka dhënë masën e arrestit "Burg pa afat" për infermierin e fshatit ku sipas Policisë, tre ditë më parë i'u gjetën armë dhe municione pa leje si dhe një sasi kanabisi në automjetin e tij.

Mirëpo sot në seancën gjyqësore të mbajtur në shkallën e parë të gjyqësorit, bëhet e ditur se Dine Kika ka qenë tërësisht i painformuar për armët që i janë gjetur, si dhe për kanabisin.

Avokati mbrojtës ka pohuar sot në seancën gjyqësore se armët e gjetura, kanë qenë të ngelura aty pa u ngacmuar qysh prej 1997 dhe të paprekura ndërkohë që një armë gjahu ka qenë me leje në emër të të atit që nuk jeton më.

Njëkohësisht edhe kanabisi i gjetur në automjet, që nuk rezulton të jetë në emër të Kikës dhe ka qenë në rrugë të madhe jashtë pronës të të arrestuarit.

Këto argumenta te servirura nga avokati i 40-vjeçarit Kika, Agron Ilijazi, nuk kanë mjaftuar për të dhënë një masë arresti te lehtësuar, pra detyrim paraqitje, por gjykatësja Çibuku bazuar mbi argumentat e prokurorit Julijan Çafka, ka dhënë masëne sigurisë "burg pa afat" ndaj infermierit të fshatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy