Përplasi me makinë dy fëmijë, pranga të dyshuarit në Tepelenë

Përplasi me makinë dy fëmijë, pranga të dyshuarit në Tepelenë

I akuzuar për aksidentimin e dy fëmijëve, një person është vënë në prangat e policisë së Tepelenës.

Specialistët e Seksionit e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 46 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasi i mësipërm u arrestua pasi në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka përplasur dy fëmijë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy