Vrau babain në Shkallnur të Durrësit/ Gjykata lë në burg të riun Marjan Kërdheli

Vrau babain në Shkallnur të Durrësit/ Gjykata lë në burg të riun Marjan Kërdheli

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Marjan Kërdhelin, i dyshuar si autor i vrasjes së babait të tij në zonën e Shkallnurit, në Durrës.

Sipas të dhënave të Prokurorisë së Durrësit, nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se krimi ka ndodhur në katin e parë të banesës, në ambientin e kuzhinës.

Viktima ka pësuar dy plagë në kokë dhe pesë plagë në trup, ndërsa në trupin e tij janë vërejtur edhe plagë të lehta në formë gërvishtjesh.

Thika me të cilën është kryer vrasja është gjetur në vendngjarje, së bashku me një shufër hekuri.

Ndërkohë që Marjani është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Përpara trupit gjykues, autori i dyshuar i ngjarjes ka thënë ndër të tjera se:

"-Nuk jam dakort për pjesën e rrezikshmërisë. Mua po më sulmonin, nuk e di kush e ka sulmuar. Mund të ketë qenë dikush tjetër që e ka sulmuar. Me vjen shumë keq që jam këtu për një situatë të tillë. Mbase bëjmë një seancë tjetër kur te jem më i qetë. Unë nuk jam njeri agresiv, jam mare me punë të ndershme në ndërtim."

Ndërkohë që përfaqësuesja e tij ligjore ka kërkuar caktimin e masës, ne rehabilitim në një spital psikiatrike, pasi ai vuan nga probleme të shëndetit mendor 

Ngjarja e rëndë u regjistrua në datën 28 tetor në fshatin Shkallnur, në banesën e familjes Kërdheli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy