
Një 46-vjeçar humbi jetën ditën e sotme në ujërat e lumit Mat, ku ishte hedhur për t’u larë.
Arben Marku, banues në fshatin Skuraj, është hedhur në ujë rreth orës 15:30, në vendin e quajtur "Ura e Shkopetit" dhe nuk ka dalë më breg.
Policia dhe familjarët kanë nisur kërkimet për trupin.
Dyshohet se Marku ka pasur një problem shëndetësor pasi është hedhur në ujë, gjë që ia ka bërë të pamundur të dalë sërish në breg.



