Vlorë / Procedohen penalisht biznesmenia dhe ekonomisti

Vlorë / Procedohen penalisht biznesmenia dhe ekonomisti

Policia e Vorës ka nisur ndjekje penale për K.V., 56 vjeçe, banuese në Vlorë dhe A.M., 52 vjeç, banues në Vlorë me profesion Ekonomist, me akuzën e fshehjes së ardhurave të mallrave të futur kontrabandë.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se procedimi penal në ngarkim të tyre është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregtar në pronësi të K.V., në lagjen ''24 Maji'', u gjetën një sasi mallrash (veshmbathje) për të cilat ajo nuk dispononte faturë tatimore të blerjes së tyre.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se K.V., i paguante me para kesh në dorë shumën prej 5000 lekë të rinj në muaj A.M (ekonomist) me qëllim që ky i fundit të mbyllte veprimet e tjera në organet tatimore.

Kjo lloj pagese është kryer për rreth 4 vite me radhe në mënyrë ilegale, pa lidhur asnjë kontratë të ligjshme për kryerjen e pagesave.

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Vlorës bën me dije se materialet hetimore i ka referuar në Prokurori për veprat penale ''Fshehja e të ardhurave'' dhe ''Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë'

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy