Plot një karikator kallashnikovi është qëlluar në drejtim të një lokali në fshatin Poro, në qytetin e Vlorës. Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth kësaj ngjarje, ndërsa një dëshmitar tregon tmerrin e përjetuar momentin e ngjarjes.
Sipas tij, autori ka qenë i vetëm, ishte maskuar me syze dhe kapele. Sipas dëshmitarit, ai është futur në lokal, dhe ka filluar të qëllojë me armë. Fatmirësisht, personat që ndodheshin aty nuk kanë pësuar asnjë lëndim, ndërsa kanë mundur të largohen me shpejtësi.
Gjithashtu, dëshmitari ka treguar se autori është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, pasi nuk kishte asnjë mjet. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



