Shpërndanin drogë në Korçë, arrestohet një person, në kërkim një tjetër

Shpërndanin drogë në Korçë, arrestohet një person, në kërkim një tjetër

“Drenova” u kodua një operacion i policisë së Korçës gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili shpërndante lëndë narkotike.

 

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i M. M., 50 vjeç, banues në Drenovë, Korçë.

 

Në momentin e kapjes, të dyshuarit iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

 

Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari bashkëpunonte me shtetasin K. M., alias A. M., 37 vjeç, banues në Korçë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy