Evakuohen tre turistë nga Kosova që u bllokuan në Valbonë

Evakuohen tre turistë nga Kosova që u bllokuan në Valbonë

Policia e Shtetit njofton se tre turistë nga Kosova që kishin mbetur të bllokuar të dielën nga bora e madhe në Valbonë, janë evakuuar nga Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës (AME).

Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi të publikuar një rrjete speciale njoftoi se njëri nga tre turistët e bllokuar ishte lokalizuar në vendin e quajtur “Ura e Pojanes”, ndërsa dy turistët e tjerë veçse kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

Njoftimi -Valbonë

Kishte mbetur i bllokuar, në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në bjeshkët e Doberdolit, Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, i japin ndihmë turistit.

Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 tursistë nga Kosova, duke eksploruar Alpet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur "Ura Pojanes", u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy