Trupi i Faton Hajrizit kthehet në Kosovë, autopsia pritet të bëhet sot

Trupi i Faton Hajrizit kthehet në Kosovë, autopsia pritet të bëhet sot

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar sot se trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka mbërritur në Kosovë.

Ndërkaq autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit pritet të bëhet sot gjatë ditës nga mjeku i IHML-së, Arsim Gërxhaliu.

Ndonëse MPJ nuk e ka potencuar se trupi i pajetë është i Faton Hajrizit, një gjë e tillë është konfirmuar nga avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.

Përkundër asaj që u tha se Instituti i Mjekësisë Ligjore do të pres disa raporte nga Serbia, komisioni i IML-së ka vendosur që sot të përfundon autopsinë, dhe kjo është vendosur edhe pas kërkesës që kanë parashtruar familjarët e tij dhe prokurori.

Konfirmimi se trupi në morgun e Loznicës në Serbi është i Faton Hajrizit, ishte bërë pas analizimit të materialit të marrë nga strishoja e nënës së Fatonit.

Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës.

Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër.

Ai ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës së Serbisë, më 6 korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy