Festë në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen me alkool, drogë e telefona në dorë

Festë në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen me alkool, drogë e telefona në dorë

Një video e shpërndarë në mediat sociale, e filmuar në një burg të sigurisë së lartë, tregon disa personazhe të botës së krimit teksa festojnë në qeli me alkool, lëndë narkotike dhe telefona në dorë. 

 

Siç shihet në videon e publikuar në “MaShqip” nga, personazhe si Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa alias Mitralozi, Astril Avdylaj, dhe të “besuarit” e Kel Arapit, etj., festojnë të pashqetësuar në mjediset e burgut, ku bien në sy qartë objekte të ndaluara si telefonat apo alkoli. 

 

Të dënuarit në fjalë janë emra të njohur të botës së krimit. Lulzim Berisha është i dënuar për vrasjene Klodian Saliut, por edhe vrasjen e mbetur në tentativë e një shtetasi tjetër që po udhëtonte në të njëjtën makinë me viktimën si dhe kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal. 

 

Islam Kasa, i njohur ndryshe si Mitralozi, është arrestuar pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18.06.2019, e ka dënuar me 23 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i drogave”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

 

 Fehmi Meziu (Mëziu) u arrestua pasi  Gjykata e Apelit në Napoli e dënoi me 13 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale”.

 

Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy