Ndihmonte emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, kapet 36-vjeçari

Ndihmonte emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, kapet 36-vjeçari

Është vënë në prangat e policisë një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasit R. M., 36 vjeç, banues në Tiranë. 

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 20.03.2023, në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit", pas shenjës nga Policia, për ndalimin e automjetit, ai është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte një shtetas të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim që ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy