
Dy persona janë plagosur ditën e sotme në Kuçove si pasojë e stuhive të mëdha të erës.
Bëhet me dije se Majkell Vrapi, 26 vjeç është rrëzuar nga soleta e një banese ku ishte duke punuar. Po ashtu nga era e fortë një depozitë është shkëputur nga çatia dhe ka aksidentuar një vajzë 17-vjeçare.
Dy të plagosurit ndodhennë spitalin rajonal të Beratit ku po marrin dhe kujdesin e nevojshëm.



