Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 24-vjeçari

Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri në ambientet e një lokali në Korçë. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 12, ndërsa shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në polici është shoqëruar autori i dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy