Norma katërfish më të larta nga ndotja e ajrit/ Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin

Norma katërfish më të larta nga ndotja e ajrit/ Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin

Qytetet në Maqedoninë e Veriut si Shkupi, Manastiri dhe Tetova kanë përqendrime të larta të grimcave PM2.5 dhe PM10, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.

Nisur nga kjo, qytetarët në Maqedoninë e Veriut, në procedurën para Gjykatës Administrative, mund të kërkojnë që organet kompetente të obligohen t’i miratojnë të gjitha dokumentet e nevojshme nga Ligji për cilësinë e ajrit ambiental dhe ta padisin në procedurë administrative nëse shëndeti i tyre është i rrezikuar, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kështu ka vendosur Gjykata Supreme në një seancë publike, ku gjyqtarët diskutuan në lidhje me iniciativën e paraqitur nga Shoqata e Avokatëve nga Ohri, nëse shteti siguron ose jo kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për një mjedis të shëndetshëm.

Sipas REL, ky qëndrim i Gjykatës Supreme u mor pasi Gjykata Administrative disa herë ka refuzuar paditë e qytetarëve se Maqedonia e Veriut nuk merr masa për mbrojtjen e mjedisit.

Iniciativa para Gjykatës Supreme për përcaktimin e mendimit parimor juridik më 2023 ishte paraqitur nga Shoqata e Avokatëve "Goxho Kiçeec dhe Novakovski" nga Ohri.

Profesori i Fakultetit Juridik, Borçe Davitkovski, tha se pushteti gjyqësor duhet të jetë korrigjues i pushtetit ekzekutiv. Ai, duke iu referuar statistikave, tha se nga 10 foshnje të lindura, një vdes për shkak të ajrit të ndotur. Për më tepër, ai tha se nëse merren parasysh të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik se në nivel vjetor nga ajri i ndotur vdesin deri në 5.000 qytetarë, kjo do të thotë se gjatë 30 vjetëve të kaluar, një e dhjeta e banorëve të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën dhe askush nuk ka reaguar e as ka dhënë përgjegjësi për këtë.

Të dhënat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor duke iu referuar stacioneve matëse të cilësisë së ajrit, tregojnë parametra të lartë të ndotjes së ajrit, nga 100 deri në mbi 400 mikrogramë për metër kub grimca PM, në qytetin e Shkupit si dhe në qytetet e tjera të Maqedonisë së Veriut, si Kavadari Tetova, Koçani, Strumica etj.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja është e rrezikshme për shëndetin nëse mesatarja e grimcave PM10 kalon 45 mikrogramë për metër kub në 24 orë, ndërsa për grimcat PM2.5 tejkalimi mesatar nuk duhet të jetë më shumë se 15 mikrogramë për metër kub.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy