Tentoi të fuste në Shqipëri 29 mijë dollarë të fshehura në bagazh, procedohet kinezi  

Tentoi të fuste në Shqipëri 29 mijë dollarë të fshehura në bagazh, procedohet kinezi  

Një shtetas kinez është proceduar penalisht pasi u kap me 28 900 dollarë të padeklaruara, të fshehura në bagazhe, që kishte si qëllim t’i fuste në vendin tonë.

L. X., 44 vjeç, banues në Kinë, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Në njoftim thuhet:

Rinas/Kontrolle me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, për të parandaluar, për të konstatuar në kohë dhe për të goditur paligjshmëritë kufitare. Kishte fshehur në bagazhet që kishte me vete, 28 900 dollarë, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi kinez. Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, si rezultat i intensifikimit të punës në hyrje/dalje, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurtë të shtetasve dhe mallrave, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë ushtruar kontroll në bagazhet e shtetasit kinez L. X.

Si rezultat i kontrollit në këto bagazhe, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 900 dollarë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjit. Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. X., 44 vjeç, banues në Kinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy