
Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar mesditën e kësaj të marte në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Mashkullorë", shtetasi Kristaq Kobushi, rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja Areti Xhavara, rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



