Aksidenti me një të vdekur dhe dy të plagosur në Fushë Gjormë, arrestohet shoferi

Aksidenti me një të vdekur dhe dy të plagosur në Fushë Gjormë, arrestohet shoferi

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka njoftuar se lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Fushë Gjormë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin B. Q., 29 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Për shkak të dëmtimeve të marra, njëri nga pasagjerët, shtetasi L. Q., 78 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit I. Q., 55 vjeç dhe M. Ç., 54 vjeçe, ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy