1 vit burgim ka qënë vendimi i dhënë nga Gjykata e Posaçme për Edmond Zaimin,
Në rolin e sekserit pranë kompanisë “Illyrian Guard”, Zaimi premtonte personave të ndryshëm, punësim pranë kësaj kompanie.
Gjykata pasi është njohur me konkluzionet përfundimtare të akzuës dhe vitet e dënimit vendosi që nga 1 vit e 6 muaj burgim, i pandehuri Edmond Zaimi të vuajë dënimin për mashtrim me 1 vit.
Ky vendim u dha edhe pas kërkesës për gjykim të shkurtuar nga ana e të pandehurit. Zaimi u arrestua për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publilkë“ në 22 Tetor 2020.
34-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Posaçme me akuzën se ka ndërmjetësuar kundrejt pagesës punësimet në kompaninë e shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”. I riu akuzohet nga SPAK-u se mori si ryshfet shumën prej 500 mijë lekësh të vjetër, me qëllim për ti dërguar tek drejtuesit e kompanisë në varësi të Ministrisë së Brendshme, në këmbim të vendit të punës.
Rasti u bë publik në një media në muajin shtator, ku personi që pagoi rryshfetin u kualifikua në provat fizike dhe më pas u punësua si pjesë e efektivëve të kompanisë së sigurisë. Kompania “Illyrian Guard” u krijua nga Ministria e Brendshme me qëllim ruajtjen e institucioneve shtetërore, ku pjesë e kompanisë janë më shumë se 500 punonjës.



