
Një ngjarje e rëndë e ndodhur një vit më parë, tronditi opinionin publik, ku pesë persona kanë abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare në Mirditë, për katër muaj radhazi.
Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 44 vjeç vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe i mituri Adrian Gjikolaj 17 vjeç, janë pesë të dënuarit të cilët kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren duke e kërcënuar atë.
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë për përdhunimi e një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditë. Konkluzionet përfundimtare janë janë lexuar nga prokurori Ylli Pjeternikaj i cili ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për shtetasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi si dhe 10 vite burg për shtetasin me iniciale A.GJ. Por duke qenë se ju është pranuar gjykimi i shkurtuar atyre ju zbritet 1 e 3 e dënimit.
Nga hetimet e kryera organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se 15 personat kanë konsumuar element të veprës penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç".Tashmë do të jetë pala mbrojtëse, të cilët do të paraqesin konkluzionet e tyre dhe më pas trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj do të japë vendimin për 5 të pandehurit.
Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze.



