Dhunë në familje e trafik droge, arrestohen pesë persona në Lezhë

Dhunë në familje e trafik droge, arrestohen pesë persona në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga pesë persona gjatë 24 orëve të fundit, ndaj të cilëve rëndojnë akuza për vepra të ndryshme penale. Burime të policisë bënë të ditur se tre prej tyre rezultonin të shpallur më herët në kërkim policor.

Në pranga është vënë 48-vjeçari A. D., banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka njohur vendimin e Gjykatës Italiane dhe e ka dënuar me 7 vite burgim, nga i cili i ka mbetur dhe 1.8 vite për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Është arrestuar edhe shtetasi F. H., 22 vjeç, banues në Mamurras, i shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me E. S., i kanë vjedhur kartën e bankës shtetasit F. Xh., dhe kanë mundur të tërheqin një sasi parash.

Gjithashtu, policia në Lezhë ka kapur dhe ndaluar shtetasin Gj. B., 53 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K. P.,18 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur në qytet Lezhë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” pa leje drejtimi; K. N., 31 vjeç, banues në Kurbin, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendjen të dehur.

Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy