Masakër në Kanada, dentisti i maskuar si polic vret 16 persona

Masakër në Kanada, dentisti i maskuar si polic vret 16 persona

Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën pas një sulmi me armë që zgjati për 12 orë në disa vende të Nova Scotia, Kanada.

Autoritetet raportojnë se mes viktimave ishte dhe një efektive policie.

Autori i masakrës, i identifikuar si Gabriel Wortman, 51 vjeç, u gjet i vdekur pas sulmit, i veshur si oficer policie.

Banorët e qytetit Portapique ishin këshilluar që të mbylleshin brenda shtëpisë, pasi sulmi kishte filluar që të shtunën.

Ai zotëronte pasuri të paluajtshme në Halifax, kryeqyteti i provincës. E gjitha filloi në Portapique, një bashkësi e vogël rreth 35 milje larg Truros.

Policja e vrarë u identifikua si Heidi Stevenson, e cila e ushtronte këtë detyrë prej 23 vitesh dhe ishte nënë e dy djemve.

"Heidi iu përgjigj thirrjes së qytetarëve dhe humbi jetën në krye të detyrës. Dy fëmijë kanë humbur nënën e tyre dhe një burrë gruan e tij. Prindërit humbën vajzën e tyre dhe shumë njerëz të tjerë humbën një mike dhe një kolege të jashtëzakonshëme", tha Ndihmës Komisioneri Lee Bergerman në një postim në Facebook.

Ndërkohë kryeministri Kanadez Justin Trudeau e përshkroi atë si "një situatë të tmerrshme'', ndërsa kryetari i Nova Skocisë Stephen McNeil u tha gazetarëve "kjo është një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë".

Sipas mediave kanadeze, vrasësi, një dentist, ishte maskuar si agjent dhe kishte modifikuar gjithashtu makinën e tij për ta bërë atë të duket si makinë policie.

Ai ishte shpallur në kërkim që nga e shtuna, pasi policia po e kërkonte për armëmbajtje në zonën Portapique.

Mediat raportuan se disa trupa të pajetë iu gjetën në bodrumin e shtëpisë. Policia nuk dha detaje se si vdiq autori i masakrës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy